Vazhdon kaosi me çështjen e futbollistëve të Serisë A që kanë vënë baste dhe duket se emrat që kanë qarkulluar deri më tani, nuk kanë qenë të vetmit.
Mediat italiane kanë mësuar se edhe një mbrojtës aktual i Milanit, Alesandro Florenci, ka përfunduar nën hetim.
Sipas burimeve të mediave, Prokuroria e Torinos është vënë në lëvizje dhe ka hapur procedimin ndaj futbollistit italian, i cili është prej tre vitesh pjesë e Milanit.
Ai akuzohet për ushtrim veprimtarie abuzive të basteve dhe kumarit, njëlloj si Nikolo Zaniolo që është gjithashtu nën hetim.
Lojtari i Milani pritet që shumë shpejt të merret në pyetje nga Prokuroria, e cila nuk ka mbaruar punë me sa duket me dënimet e Tonali dhe Faxholit.