Në startin e Serie A të këtij sezoni, parashikohej një garë e fortë për titullin mes Inter, Milan dhe kampionëve në fuqi të Napolit.
Por, nëse zikaltërit i kanë respektuar pritshmëritë dhe kryesojnë kampionatin në këto 12 javë të para, kuqezinjtë dhe Napoli kanë mbetur disi prapa.
Këtu ka përfituar Juventus që edhe nëpërmjet lirshmërisë nga impenjimet europiane, por edhe falë një presioni që nuk është në radhët e të besuarve të trajnerit Massimiliano Allegri, ia del të qëndrojë vetëm dy pikë në distancë ndaj Interit.
Këtë fundjavë, bardhezinjtë presin në shtëpi pikërisht zikaltërit në një sfidë ku të gjithë janë kuriozë të kuptojnë se cila organikë është më e fortë.
Megjithatë, sa i takon titullit, algoritmi i Opta që parashikoi saktë edhe fituesin e fundit të Serie A, nuk ka dyshime.
Përllogaritjet matematikore përcaktojnë Interin si favoritin absolut me 84.5% mundësi për të fituar titullin ndërsa pas tyre vjen Juventus me 11.8. Me një përqindje minimale 2.1% Milan dhe vetëm 1.4% Napoli.
Ashtu si edhe fusha ka treguar, ky kampionat pritet të rezultojë një garë dyshe mes Inter dhe Juventus ndërsa mbetet për t’u parë nëse algoritmi i Opta-s do të reziltojë i saktë.