Thiaw kryen vizitat mjekësore, ja sa do të mungojë

Humbja me Dortmundin ka lënë Milanin me një këmbë jashtë Champions League, teksa trajneri Stefano Pioli do të duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet e shpeshta.

Kështu mbrëmjen e të martës u ndal mbrojtëzi gjerman Thiaw, i cili shfaqi një problem muskulor dhe paraprakisht dyshohet se do t’i duhen disa javë për t’u rikuperuar.

Thiaw është qendërmbrojtësi i pestë i Milanit që dëmtohet, nga 6 të tillë që Pioli ka në dispozicion, pasi më herët janë ndalur Caldara, Kalulu, Kjaer e Pellegrino, të cilët pritet të rikthehen mes dhjetorit dhe marsit.

Qendërmbrojtësi gjerman ka kryer mëngjesin e sotëm vizitat mjekësore dhe sipas rezultateve do të qëndroj jashtë fushave për dy muaj.

Thiaw do të kryej teste të tjera ditët në vijim, por ajo që është e sigurt është se ky vit për gjermanin ka mbaruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here