Të pakënaqur me Onana, United transferon portierin e ri nga Serie A për €35m

Sipas mediumit italian Il Messaggero, Manchester United janë të interesuar për të nënshkruar me portierin e Lazios, Ivan Provedel.

Por, problemi është që Biancocelesti nuk dëshirojnë që ta shesin 29-vjeçarin për më pak se 35 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror.

Provedel u emërua portieri më i mirë në Serie A për sezonin 2022/2023 dhe u bë i famshëm anembanë botës për golin në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve në shtator.

Siç shton raporti, “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për reprezentuesin italian pasi që nuk janë shumë të kënaqur me ish-portierin e Interit, Andre Onana.

Kontrata e Provedel me Lazion skadon në qershor të vitit 2027 dhe mendohet se Lazio i ka vënë një çmim prej 35 milionë eurosh për ekipet e interesuara.

Presidenti i klubit, Claudio Lotito, ka premtuar rinovim të kontratës për portierin italian në fund të sezonit të kaluar, por një seri rezultatesh negative e ka bindur shefin e klubit që të bllokojë negociatat me Provedel dhe lojtarët tjerë si Felipe Anderson, Alessio Romagnoli, Ciro Immobile etj.

Man United gjatë verës kishte trasnferuar edhe Altay Bayindir nga radhët e ekipit turk Galatasaray, por që ai ende nuk ka debutuar me fanellën e “Djajve të Kuq”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here