Toni Kroos është futur në vitin e tij të 10-të si futbollist i Real Madridit dhe të fundit në kontratën e tij.
Mesfushori gjerman ka kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2024 dhe e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë nëse do të vazhdoj me madrilenët apo do të largohet.
Calciomercato ka raportuar se gjiganti italian Juventus është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit gjerman në Allianz Stadium.
I vetëdijshëm për cilësinë dhe përvojën e lojtarit gjerman, Juventus e sheh Kroos si një zgjidhje afatshkurtër për të forcuar mesfushën dhe tashmë ka nisur bisedimet me agjentët e tij për të diskutuar mundësinë e një transferimi në afatin kalimtar veror.
33-vjeçari ka qenë një referencë në botën e futbollit për më shumë se një dekadë, duke u dalluar si në Bayern Munich ashtu edhe në Real Madrid.