VIDEO/ Mourinho i dërgoi një letër me shënime taktike Patricio-s me anë të djalit të topave

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë mbetur pak minuta para minutës së 90-të dhe po lufton për të mbrojtur barazimin?

Zgjidhja për Mourinhon është një nga djemtë që kapin topat jashtë fushës.

Portugezi duhej të merrte masa, për të shmangur një rezultat më të keq, pas largimit me karton të kuq të Lukakut, teksa më herët ishte ndëshkuar edhe Zalewski me dënimi maksimal, kështu që shpiku një urë komunikimi me portierin nëpërmjet djalit të topave, të cilit i dha një letër me shënime.

Porosia u krye me sukses: Rui Patricio (në një moment u shtri në tokë si i dëmtuar), bëri atë që duhej dhe Roma mundi të mbronte pikën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here