Bisedimet kanë filluar, Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Te Milan vijon gjurmimi për të gjetur lojtarët e duhur për të përforcuar repartin e mbrojtjes.
Dëmtimet e shumta në mbrojtje kanë bërë që te klubi kuqezi të jenë vigjilentë për çdo mundësi që mund të ofrojë merkato e janarit.
Emri më i fundit që është përfolur si përforcimi i radhës i Milan është ai i mbrojtësit 28-vjeçar francez Clement Lenglet, që është i huazuar te Aston Villa në Premier League.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, raporton se Milan ka nisur bisedimet me Barcelonën për transferimin e Lenglet në merkaton e janarit.
Lenglet ka luajtur vetëm 450 minuta me Aston Villën në Conference League, ndërsa në Premier League nuk ka luajtur fare dhe në janar pritet të rikthehet te Barcelona.
Klubi katalanas është i hapur për huazimin e Lenglet në janar dhe francezi sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Rosonerëve.