Fabrizio Romano: Inter pranë super transferimit me kosto zero

Inter pranë një tjetër transferimi me parametra zero.

Interi vazhdon të jetë shumë i dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata në verë është futur në radarët e zikaltërve.

Ideja e fundit e Marottas dhe Ausilios luan në Ligue 1, më saktësisht te Lille.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin portugez, Tiago Djalo kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, raporton se Inter është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Tiago Djalon.

Sipas Romanos, ende nuk dihet nëse Djalo do ti bashkohet zikaltërve në janar për një shifër modeste apo verën e ardhshme me kosto zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here