U dëmtua ndaj Bolonjës, zbulohet gjendja e Lautaro Martinez

Interi po mban frymën për gjendjen e Lautaro Martinez.

Sulmuesi i zikaltërve u detyrua të zëvendësohej në fillimin e kohës shtesë, në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Bologna, menjëherë pas golit të Carlos Augusto, për shkak të një problemi në kofshën e majtë.

Argjentinasi doli duke prekur ijën e tij, më pas aduktorin, i cili tashmë ishte trajtuar më parë nga stafi mjekësor, iu fashua.

Ai u shfaq mjaft i dëshpëruar sapo u ul në stol dhe dukshëm duke çaluar kur ishte koha për t’u ngritur dhe inkurajuar shokët e skuadrës, të cilët në fund u mposhtën 2-1 dhe u eliminuan nga Kupa e Italisë në 1/8 finale.

Reflektimin e parë për gjendjen e tij e bëri Simone Inzaghi, në fund të ndeshjes: “Duket lodhje, edhe pse duhet vlerësuar.

Mjekët janë mjaft të qetë, megjithatë, të shohim, kanë mbetur edhe 72 orë deri në ndeshjen ndaj Lecce. Le të shikojmë orët në vijim…”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here