Pandemia ka shkaktuar krizë të madhe edhe në botën e futbollit ku një gjë të tillë tashmë po e paguan shtrenjtë skuadra e Interit.
Në pamundësi për të investuar shumë në merkato tashmë në skenë ka dalë edhe opsioni i shitjes së klubit nga Steven Zhang, pasi familja Zhang nuk mund tja dalë e vetme në këtë situatë dhe është në kërkim të partnerëve.
Një gjë është e qartë tashmë, stabiliteti që kishin kinezët në 2016 kur erdhën këtu tashmë është zhdukur dhe priten reforma të dhimbshme në klub nëse Zhang do të qëndrojnë akoma.
Opsioni më i mundshëm pritet që të jetë ai i reduktimit të pagave të futbollistëve dhe të stafit të Interit mirëpo për tu arritur një gjë e tillë duhet që të kenë një marrëveshje në mes vete.