Super Liga e Europës ka fituar gjyqin me UEFA-n dhe FIFA-n në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së.
Kjo e fundit ka dhënë vendimin final sa i përket një nga çështjeve më të mëdha në historinë e futbollit, duke i dhënë të drejtë klubeve që donin të ndërmerrnin këtë aktivitet.
Ajo thotë që vendimet e marra nga UEFA dhe FIFA për të dënuar këto klube janë ilegale, por nuk thotë asgjë për përjashtimin e këtyre klubeve nga aktivitetet e dy organizatave më të mëdha të futbollit.
E përditshmja spanjolle El Mundo Deportivo, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Super Ligës së shpejti do t’i bashkohen edhe klubet italiane.
Mundo Deportivo, shkruan se klubet italiane janë dakord t’i bashkohen Super Ligës Europiane për t’i dhënë fund përfundimisht problemeve financiare.