Zlatan Ibrahimovic ishte i pranishëm në tribuna për herë të parë si këshilltar i Milanit dhe u përball me fyerje dhe sharje nga disa tifoz.
Ishte një javë për tu harruar për Milanin që barazoi në transfertën me Salernitanën, barazim ky me shijen e humbjes.
Përveç paraqitjes së dobët në fushë dhe lëndimit të Tomorit, as Ibrahimovic nuk e pati të lehtë në tribuna.
Suedezi ishte i ulur në tribunën e drejtuesve dhe disa tifoz të Salernitanës e fyen dhe shanë atë, ndërsa Ibra qëndroi i qetë, por shprehjet e fytyrës shfaqnin nervozizëm dhe se po të ishin në ndonjë vend tjetër, ai nuk do të kishte qëndruar pa reaguar.
Et pour finir Zlatan Ibrahimović victime d’insultes pic.twitter.com/9b4ENq6yNf
— 「⋆81」 (@OGMA44) December 23, 2023