BOMBA E JANARIT: Zirkzee largohet nga Bologna për €50m

Joshua Zirkzee po kalon një moment shumë të mirë me Bologna-n, me holandezin që me formën e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Talenti holandez u bashkua me italianët nga Bayern Munich për 8.5 milionë euro, ndërsa kartoni i tij tashmë vlen shumë më shumë, rreth 30 milionë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Zirkzee ka realizuar 8 gola dhe 4 asistime në 19 ndeshje të luajtura dhe sipas raportimeve të fundit holandezi mund të largohet nga Bologna që në janar.

Sipas Calciomercato, Newcastle synon transferimin e Zirkzee në merkaton e janarit dhe klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për kartonin e tij.

Presidenti i Bologna-s, Marco Di Vaio, deklaroi se Zirkzee nuk është në shitje, por vështirë se do ta refuzoj një ofertën e Newcastle.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here