E kërkon gjiganti italian, Emre Can rikthehet në Serie A

E bujshme, Emre Can rikthehet në Serie A.

Napoli ka nevojë për përforcime dhe presidenti Aurelio De Laurentiis deklaroi pas barazimit pa gola me Monzën se klubi i tij do të jetë aktiv në merkato.

Një nga emrat që pëlqehen nga kampionët në fuqi të Italisë është Emre Can, i cili ka luajtur më parë me Juventusin në Serie A.

29-vjeçari mban shiritin e kapitenit te Borussia Dortmund, skuadër ku luan prej janarit të vitit 2020.

Napoli shiti Elmas te Leipzig, ndërkohë që ka humbur edhe shërbimet e një tjetër mesfushori, kamerunasit Anguissa. I cili do të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Shtypi italian raporton se Napoli po përgatit një ofertë për Emre Can. Lojtar që mund të aktivizohet në mesfushë dhe në qendër të mbrojtjes.

Problemi i vetëm lidhet me pagën e lartë të gjermanit me origjinë turke (përfiton mbi 4 mln euro në sezon në “Signal Iduna Park”).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here