Albert Gudmundsson tek gjiganti italian.
Albert Gudmundsson po kalon një moment shumë të mirë me Genoan, me islandezin që me formën e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
Mesfushori islandez u bashkua me italianët nga AZ Alkmaar për 1.5 milionë euro, ndërsa kartoni i tij tashmë vlen shumë më shumë, rreth 20 milionë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Gudmundsson ka realizuar 10 gola dhe 3 asistime në 19 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe sipas raportimeve të fundit, gjiganti italian synon transferimin e tij në merkaton e verës.
Gazetari italian Gianluca Di Marzio, raporton se Milan do të tentojë transferimin e Gudmundsson në verë dhe se Moncada e ka ndjekur 26-vjeçarin gjatë ndeshjes Bologna-Genoa.