Fabrizio Romano ka zbuluar goditjen e rradhës të Milanit.
Te Milan vijon gjurmimi për të gjetur lojtarët e duhur për të përforcuar repartin e sulmit.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka zbuluar përforcimin e dytë të Milanit për këtë afat dimror. Sipas Fabrizio Romanos, kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje për punësimin e Matija Popovic.
Sulmuesi serb do të mbërrijë në Milano si transferim i lirë, pasi kontrata e tij me Partizanin e Beogradit ka skaduar më 31 dhjetor.
Popovic, pra, do të jetë goditja e dytë e Milanit në merkaton e dimrit. Futbollisti i lindur më 2006 do të forcojë sulmin e “Djallit”.
Kush është sulmuesi në fjalë? I lindur më 8 janar 2006 në Altötting, Gjermani, Matija Popovic është megjithatë me kombësi serbe.
Një mesfushor-sulmues i aftë për të luajtur në të djathtë të sulmit tresh apo edhe si sulmues qendror, duke demonstruar fleksibilitetin e tij të madh në repartin ofensiv.