Milan nuk humbet kohë, Rosonerët kanë gati goditjen e rradhës në mbrojtje

Milan nuk humbet kohë në këtë periudhë të merkatos së janarit dhe pas transferimeve të Terracionos dhe rikthimit të Gabbias, drejtuesit kuqezinj bëjnë gati goditjen e radhës.

Do jetë sërish një mbrojtës që pritet të plotësojë edhe më shumë organikën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Stefano Pioli.

“Djalli” po lëviz me shpejtësi për Lilian Brassier që aktivizohet në Ligue 1 me skuadrën e Brest. 24-vjeçari ndiqet prej kohësh nga shefi i skautëve të Milanit, Geoffrey Moncada.

Ky i fundit shprehet se e njeh Brassier prej moshës pesëvjeçare dhe e pranon se emri i francezit bën pjesë në listën e dëshirave të klubit italian.

“Brassier e ndjekim prej shumë kohësh, unë personalisht e ndjek këtë lojtar prej moshës pesëvjeçare. Ai bën pjesë në listën tonë, por për momentin nuk kemi asnjë akord për ta transferuar. Është një lojtar shumë interesant”, u shpreh Moncada.

Në këtë sezon, Brassier është aktivizuar në 15 ndeshje me Brest në elitën franceze duke shënuar edhe një gol.

Klubi i Ligue 1 është i gatshëm ta lërë të lirë mbrojtësin për një ofertë që varion nga 10 deri në 12 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here