Një eliminim fatkeq në Kupën e Italisë, me penallti ndaj Fiorentinës, Bolonja pati një rënie të lehtë në ndeshjet e fundit.
Por, ngushëllimin klubi i Serisë A kërkon t’a gjejë në merkato dhe nuk do që të mbetet pas skuadrave të tjera.
Dy përforcime flitet për trajnerin Tiago Mota, një qendërmbrojtës i talentuar nga Partizani i Beogradit Mihajlo Iliç dhe tjetra është Roko Vata.
Mefushori i talentuar me tipare sulmuese është shumë afër kalimit te Bolonja, ashtu siç bëhet e ditur nga mediat pranë klubit.
Ndërkohë te Sëlltiku, trajneri Brendan Roxhers për “footballinsider” ka pranuar se klubi i tij është i detyruar të shesë disa lojtarë për shkak të mbipopullimit që ka në ekip. Kështu Vata është shumë pranë kalimit në kampionatin italian.