Milan nuk humbet kohë, Rosonerët kanë gati goditjen e rradhës.
Milan nuk humbet kohë në këtë periudhë të merkatos së janarit dhe pas transferimeve të Terracionos dhe rikthimit të Gabbias, drejtuesit kuqezinj bëjnë gati goditjen e radhës.
Do jetë sërish një mbrojtës që pritet të plotësojë edhe më shumë organikën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Stefano Pioli.
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Milan synon transferimin e qendërmbrojtësit të Torinos, Alessandro Bungiorno.
Ky i fundit po spikat me torinezët dhe ka debutuar edhe në kombëtaren italiane, teksa shumë shpejt ka përfunduar në radarët e disa klubeve të Serisë A.
Megjithatë Giorgio Furlani ka nisur tashmë edhe kontaktet zyrtare me Torinon, me shpresën për të arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të talentuar italian.
Vlera e Buongiorno në treg ka kapur shifrën e 30 milionë eurove, ndërsa sipas Di Marzio, Milan ia ka ofruar Torinos 15 milionë euro dhe kartonin e Lorenzo Colombos.
Bisedimet do të vijojnë ditët në vijim dhe te Milan janë optimist se mund të arrijnë marrëveshje.