Bomba e janarit, ylli i Juventusit bëhet Rosoner.
Milan nuk humbet kohë në këtë periudhë të merkatos së janarit dhe pas transferimeve të Terracionos dhe rikthimit të Gabbias, drejtuesit kuqezinj bëjnë gati goditjen e radhës.
Corriere dello Sport, raporton se goditja e rradhës mund të jetë nga rivalët e tyre Juventus.
Sipas Corriere dello Sport, Milanit i është ofruar mundësia e huazimit të Moise Kean nga Juventusi.
Moise Kean nuk bën pjesë në planet e Allegrit për pjesën e mbetur të sezonit dhe agjentët e tij ia kanë ofruar Milanit.
Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe së shpejti pritet që të fillojnë bisedimet me Juven.