Inter ka gati super goditjen.
Interi duket se ka nisur të mendojë menjëherë për merkaton e verës, me Marotën dhe Ausilion që po bëjnë gati listën e transferimeve.
Emri i parë në listë është sulmuesi që po shkëlqen me Genoan në Serie A, Albert Gudmundsson.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, zikaltërit synojnë afrimin e sulmuesit islandez në merkaton e verës dhe madje kanë gati ofertën.
Inter do t’ia ofrojë Genoas kartonin e Marko Arnautovic dhe 15 milionë euro në këmbim të Gudmundsson.
Gudmundsson ka zhvilluar 20 ndeshje këtë sezon, duke realizuar 10 gola dhe 3 asistime.