Milan nuk ka të ndalur, gati edhe dy goditje për këtë afat kalimtar

Milan ka gati dy goditjet e rradhës.

Milan nuk humbet kohë në këtë periudhë të merkatos së janarit dhe pas transferimeve të Terracionos dhe rikthimit të Gabbias, drejtuesit kuqezinj bëjnë gati edhe dy goditje. Rosonerët po punojnë për afrimin e një mbrojtësi dhe një mesfushori.

Do jetë sërish një mbrojtës që pritet të plotësojë edhe më shumë organikën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Stefano Pioli.

“Djalli” po lëviz me shpejtësi për Lilian Brassier që aktivizohet në Ligue 1 me skuadrën e Brest. 24-vjeçari ndiqet prej kohësh nga shefi i skautëve të Milanit, Geoffrey Moncada.

Brest kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa Milan preferon huazimin e tij me opsion blerjeje.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja me Brest, Milan do të kthej vëmendjen kah qendërmbrojtësi i Chelsea, Trevor Chalobah.

Sa i përket mesfushës, Milan synon afrimin e Nemanja Matic, i cili kërkon largimin nga Rennes pas krisjes me drejtuesit e klubit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here