Milan vazhdon të mendojë për merkaton, me klubin që ka si objektiv kryesor përforcimin e mbrojtjes.
Mediet italiane kanë raportuar se tashmë “kuqezinjtë” po ndjekin me interes profilin e Maxence Lacroix.
Francezi po luan sezonin e katërt në Gjermani me Wolfsburg dhe shihet me perspektivë nga italianët.
23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025, por çmimi i tij, 20 milionë euro mbetet ende një pengesë, por ky operacion është vetëm në hapat e para.
Maxence Lacroix, numëron 116 ndeshje dhe 4 gola deri më tani me Wolfsburg.