E konfirmon Fabrizio Romano, Inter siguron super përforcimin e rradhës

HERE WE GO!

Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit kanë siguruar përforcimin e dytë për merkaton e verës.

Pas marrëveshjes me Zielinskin, Inter ka arritur akordin edhe me bomberin e ri.

Zikaltrit kanë arritur marrëveshje me sulmuesin iranian, Mehdi Taremi. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga merkato.

Sipas eksperit Fabrizio Romano, Taremi do t’i bashkohet zikaltërve në muajin qershor si futbollist i lirë.

Marrëveshja mes Interit dhe sulmuesi iranian është në detajet e fundit. Ai pritet të firmosë një kontratë të vlefshme për 2 vite me opsion rinovimi dhe për një tjetër. Gjithçka pritet të konkretizohet ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here