BOMBA E VERËS: Leao largohet nga Milani për €150m

Leao largohet nga Milani për shifrën rekorde.

Leao po has në vështirësi këtë sezon, pasi nuk ka shënuar një gol në Serie A që nga shtatori i vitit të kaluar dhe Milan po shpreson se ai do t’i jap fund kësaj serie negative së shpejti.

Sidoqoftë, ai ende numëron gjashtë gola dhe gjashtë asistime dhe kjo ka bërë që interesim për të të shfaqin disa klube në Europë.

Sipas Telefoot, PSG-ja ka shprehur interesimin e tyre për shërbimet e portugezit dhe tashmë kanë pozicionuar veten në garën për të dhe po shihen si favoriti kryesor.

Portugezi ka rinovuar kontratën e tij me Milanin vitin e kalur dhe tani ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 175 milionë eurosh.

Vlera e 24-vjeçarit ndoshta ka rënë tani së fundmi, por Rosonerët do të kërkojnë më së paku 150 milionë euro për ta lënë të lirë, pasi nuk është e lehtë për ta që të heqin dorë nga ylli i skuadrës.

Rafael Leao ka hyrë në radarin e Paris Saint-Germainit, të cilët e kanë vendosur sulmuesin si prioritetin e tyre kryesor të afatit kalimtar të janarit.

Ky lajm tani shton zërat edhe më shumë për largimin e mundshëm të Kylian Mbappes në fund të sezonit nga kryeqyteti francez dhe në anën tjetër një mundësi e mirë për Milanin që të fitojnë një shumë të majme parash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here