Goditja e rradhës në këtë merkato, Milan huazon mbrojtësin shqiptar

Vështirësi për të marrë Demiral, Milani synon huazimin e mbrojtësit shqiptar.

Merih Demiral është objektivi kryesor i Milanit për fazën e mbrojtjes, por negociatat nuk po shkojnë siç duhet.

Klubi arab Al Ahli nuk është i gatshëm ta lejoj huazimin e qendërmbrojtësit turk dhe kjo ka bllokuar për momentin negociatat.

Megjithatë duke parë nevojën për të nënshkruar me një mbrojtës të ri, Milani pa humbur kohë ka ndërruar objektiv.

Rossonerët janë kthyer te pista e Marash Kumbullës, me mbrojtësin shqiptar që është i gatshëm të largohet nga Roma si huazim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here