Lega Serie A ka nënshkruar një marrëveshje të re sponsorizimi dhe që nga sezoni i ardhshëm do të jetë e njohur si Serie A Enilive, duke i dhënë fund partneritetit 25-vjeçar me TIM.
Liga i kishte dhënë të drejtat e vetme për emrin kompanisë telefonike TIM, por kjo nuk do të ndodhë më që nga sezoni 2024/2025.
Për të paktën tri vitet e ardhshme, elita e futbollit italian do të njihet si Serie A Enilive.
Sipas asaj që raporton Calcio e Finanza, marrëveshja vlen rreth 22 milionë euro për vit gjatë tri viteve në vazhdim, me opsionin e vazhdimit të bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera.
❗Serie A will change sponsor to Enilive starting from next season, 2024/25.
Serie A Tim will now be called Serie A Enilive. Deal until 2027 with an option for two more seasons worth €22m per season. pic.twitter.com/QqdiwdIXOD
— Forza Juventus (@ForzaJuveEN) February 5, 2024
Kjo ishte një ofertë më e mirë se sa ajo e TIM, e cila ishte në vlerë prej 19 milionë eurosh, një rritje në krahasim me marrëveshjen paraprake që vlente 15 milionë euro.
Enilive është nën ombrellën e kompanisë energjetike Eni dhe fokusohet në burimet e qëndrueshme të energjisë, duke përfshirë pikat e rimbushjes së automjeteve elektrike dhe stacionet e shërbimit, rafinimin e biokarburanteve dhe organizimin e aplikacioneve për ndarjen e makinave.
Ndërkohë, kompania e trenave Frecciarossa e ka rinovuar marrëveshjen e tyre për të sponsorizuar Kupën e Italisë edhe për tri vite të tjera.
Calcio e Finanza ka raportuar se marrëveshja vlen rreth 5.5 milionë euro për sezon, një rritje prej 1 milionë euro në krahasim me kontratën trevjeçare paraprake.