Milan ia rrëmben objektivin Juves.
Juventus po punon për sezonin e ardhshëm. Mes objektivave të bardhezinjve është edhe mesfushori i Atletico Madridit, Rodrigo de Paul.
Pavarësisht se është aktivizuar shpesh nga Simeone, klubi spanjoll nuk e përjashton një shitje të mundshme të lojtarit, gjithmonë nëse vjen oferta e duhur.
Kështu, verën e ardhshme mund të vijë sulmi, por Juventus do të duhet të përballet me një rival të Serisë A.
Bëhet fjalë për Milan-in, me kuqezinjtë që mund të vendosin të përforcojnë në mënyrë të rëndësishme mesfushën dhe po mendon pikërisht për argjentinasin.
Sipas ‘Masfichajes.com’, kuqezinjtë duket se po përgatisin një ofertë të rëndësishme që mund të nxjerrë nga gara rivalët.
De Paul kërkohet edhe nga klube të tjerë, mes të cilëve edhe ato arabë.