Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit kanë siguruar dy përforcime, por kanë gati edhe të treti.
Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do ti bashkohen Interit në verë me parametra zero, por kjo nuk është e gjitha.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, duket se edhe një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata në verë është futur në radarët e zikaltërve.
Calciomercato, shkruan se Interi synon transferimin e Mario Hermosos nga Atletico Madrid.
Zikaltërit e vlerësojnë shumë futbollistin spanjoll dhe janë të gatshëm ta transferojnë në “Meazza”, verën e ardhshme.
Hermoso dhe Atletico Madrid do t’i ndajnë rrugët në përfundim të sezonit dhe Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi.