Vit i ri, Milan i vjetër.
Kuqezinjtë kanë marrë fitoren e radhës në kampionat dhe janë kthyer në vendin e parë të renditjes.
Suksesi i fundit i Djallit ka ardhur në transfertë kundër Benevento-s së ish-legjendës kuqezi Pippo Inzaghi.
Nuk ka qenë një fitore e lehtë për skuadrën e Pioli-t, që ka luajtur me dhjetë lojtarë që nga minuta e 34-të e pjesës së parë.
Një inferioritet numerik i krijuar nga kartoni i kuq i marrë nga Sandro Tonali për një ndërhyrje të rrezikshme.
Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 15-të nga një penallti e Kessie, ndërsa Leao ka vulosur fitoren me një magji në të 49-ën.
Benevento ka patur një mundësi të artë për të rihapur sfidën në të 61-ën, por Caprari ka gabuar keq nga 11 metrat.
Asnjë skuadër e 5 kampionateve kryesore të Europës 2020/21 ka më shumë lojtarë se Milan me të paktën 4 gola të shënuar (Zlatan Ibrahimovic, Theo Hernandez, Rafael Leao dhe Franck Kessie).