I tregoi gishtin e mesit tifozëve të Romës: FIGC nis hetim, ja çfarë rrezikon Acerbi…

Acerbi nën hetim nga Federata e Futbollit të Italisë.

Francesco Acerbi ishte ndër protagonistët e mëdhenj të fitores së rëndë të Inter në fushën e Romës.

Por mbrojtësi i zikaltërve ishte protagonist edhe i një gjesti shumë të shëmtuar, që kaloi thuajse pa u vënë re nga arbitri, menjëherë pas golit të tij.

Sapo Acerbi shënoi golin e avantazhit fillestar për kryesuesit e kampionatit, mbrojtësi u tregoi gishtin e mesit tifozëve verdhekuq.

Sipas Gazzetta dello Sport, FIGC ka hapur hetim për veprimin e Acerbit dhe mbrojtësi i zikaltërve rrezikon të suspendohet me disa ndeshje ose gjobë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here