E konfirmon Fabrizio Romano, Inter siguron përforcimin e parë për merkaton e verës

HERE WE GO, Inter siguron super përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Mehdi Taremi do të jetë pjesë e Interit sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e nënkampionëve të Europës kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin iranian.

31-vjeçari, emri i të cilit është lidhur në të kaluarën me Milanin, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Porton. Klub ku bën pjesë prej gushtit të vitit 2020.

Taremi ka një eksperiencë të madhe mbi supe, teksa me fanellën e kombëtares së Iranit numëron 46 gola në 82 ndeshje.

Një përforcim i rëndësishëm në sulm për trajnerin Inzaghi, ndërkohë që Interi siguron përforcimin e radhës pa shpenzuar asnjë cent për kartonin e lojtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here