BOMBA E VERËS: Thuram largohet nga Interi për €80m

Oferta stratosferike ka arritur, Marcus Thuram largohet nga Interi.

Marcus Thuram është njeri nga sulmuesit më të përfolur për momentin, falë paraqitjeve mbreslënëse me Interin.

Francezi iu bashkua zikaltërve në verë me parametra zero dhe në 32 ndeshje të luajtura ka realizuar 11 gola si dhe 11 asistime.

Falë paraqitjeve të mira çmimi i Thuram në treg ka kapur shifrën e mbi 60 milionë eurove dhe një gjigant europian dëshiron shërbimet e francezit në verë.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG synon transferimin e Thuram në merkaton e verës dhe Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro.

Mbetet ta shohim nëse Inter do të heq dorë nga Thuram pas vetëm një sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here