E kërkon Bayerni, Milan i vendos çmimin Theos

Milan i vendos çmimin Theos.

Theo Hernandez është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Bayern Munich, me gjigandët e Gjermanisë që e shohin francezin si zëvendësuesin e duhur të Alfonso Davies, me këtë të fundit që pritet të transferohet te Reali i Madridit në verën e ardhshme.

Edhe pse dëshira e 26-vjeçarit francez është që të vazhdojë në “San Siro”, duket se Milani nuk e sheh atë si të pashitshëm.

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit kuqezi, “Djalli” është gati të negociojë me çdo klub që kërkon shërbimet e Theos, nëse oferta e tyre e parë është minimumi 100 milionë euro.

Milani nuk ka ndërmend që ta humbasë për më pak se një shumë të tillë dhe duket se është gati që të ulet në tavolinën e bisedimeve me Bajernin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here