Arrihet marrëveshja, Milan transferon bomberin e ri

Milan ka siguruar goditjen e parë për merkaton e verës.

Milani vazhdon të punojë për qendërsulmuesin e së ardhmes. Oliver Giroud, për shkak të rrethanave, nuk është i përjetshëm dhe në pranverë do të vendosë nëse do të zgjasë aventurën e tij me kuqezinjtë apo do t’i thotë lamtumirë ‘Djallit’.

Pavarësisht fatit të sulmuesit ekspert francez, drejtuesit e klubit milanez po vëzhgojnë profile të ndryshme për ndryshimin e gjeneratës në sulm dhe po lëvizin paraprakisht për të mposhtur konkurrencën dhe për të siguruar profilin më të përshtatshëm për trajnerin e ri, apo në funksion të vetë Pioli nëse do të mbetet në drejtim të ekipit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan ka arritur marrëveshje me Sevillan për transferimin e En-Nesyri.

Ditë më parë u raportua për interesimin e Rosonerëve për sulmuesin maroken dhe sipas raportimeve të fundit klubet kanë arritur tashmë një marrëveshje mes tyre.

En-Nesyri ka realizuar 13 gola dhe 2 asistime në 30 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa për kartonin e tij Milan do të paguaj 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here