Alejandro Grimaldo transferohet në Serie A.
Mbrojtësi spanjoll, Alejandro Grimaldo është njëri nga lojtarët më të përfolur falë paraqitjeve mbreslënëse te Bayer Leverkusen.
Grimaldo ka realizuar 11 gola dhe 11 asistime në 34 ndeshje të luajtura këtë sezon.
Disa gjigantë europian janë alarmuar dhe po ndjekin me vëmendje situatën e spanjollit.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Grimaldo ka përfunduar në orbitën e gjigantit italian.
Sipas Calciomercato, Milan e ka piketuar Grimaldon si pasardhësin e Theo Hernandez.
Theo Hernandez pritet të transferohet te Bayerni në verë për 80 milionë euro, ndërsa për kartonin e Grimaldos Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro.