Romelu Lukaku largohet nga Roma, por mbetet në Serie A.
Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku i cili aktualisht është në huazim te Roma, po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 18 gola dhe 4 asistime në 35 ndeshje të luajtura.
Roma do ta ketë të vështirë për ta mbajtur belgun në Olimpico, pasiqë opsioni i blerjes është 45 milionë euro.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Napoli.
Napoletanët e kanë identifikuar Lukakun si pasardhësin ideal të Victor Osimhen, i cili pritet të largohet në verë.
Napoli do të arkëtojë më së paku 120 milionë euro nga shitja e Osimhen dhe De Laurentiis është i gatshëm të shpenzojë 45 milionë euro për kartonin e Lukakut.