Derbi në merkato, Inter ia rrëmben objektivin Milanit.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e ardhshme verore.
Jakub Kiwior, që aktualisht është pjesë e Arsenalit është një dëshirë e hershme e Milanit. “Djalli” e kërkoi edhe në merkaton e janarit që sapo lamë pas, por më pas transferimi u shty për në verë.
Nga kjo kërkon të përfitojë Interi. Zikaltërit kërkojnë një qendërmbrojtës dhe shohin te 24-vjeçari profilin perfekt që mund t’i përshtatet ekipit.
Klubi i Interit kërkon që t’i prishë punë Milanit, dhe ka kërkuar më shumë informacion mbi lojtarin e Topçinjëve.
Tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në verë, ku “luftës” mes kushërinjve të qytetit do t’i japë fund vetëm lojtari, i cili do të thotë fjalën e tij se ku dëshiron që ta vazhdojë karrierën, por Inter është favorit për të siguruar shërbimet e polakut.