BOMBA E VERËS: Milan transferon bomberin 100 milionësh

Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.

Milan po mendon për sezonin e ri, teksa gjatë verës pritet të ndodhin disa ndryshime të rëndësishme.

Reparti sulmit mbetet kryefjalë, me Paris Saint-Germain që vazhdon të ndjekë me interes Rafael Leao-n, me francezët që e shohin si pasuesin ideal të Mbappe, teksa Giroud ende nuk ka rinovuar dhe zërat për largimin e tij drejtë MLS po shtohen nga dita në ditë dhe Jovic ende nuk ka bindur drejtuesit.

Në këtë situatë, “kuqezinjtë” po studiojnë tregun dhe kanë kthyer fokusin nga Sportingu Lisbonës, skuadër me të cilën italianët kanë pasur marrëdhënie edhe në të kaluarën.

Viktor Gyokeres është kthyer në objektivin e merkatos, me Milan që e sheh atë si të duhurin për të përforcuar repartin e sulmit, por duhet theksuar se për shërbimet e 25-vjeçarit janë disa skuadra në garë.

Suedezi po kalon një super sezon të Sporting, me Gyokeres që ka shënuar 33 gola në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 60 milionë euro dhe sulmuesi ka kontratë me portugezët deri në verën e vitit 2028.

Klauzola e Gyokeres është 100 milionë euro, por te Milan besojnë se mund ta transferojnë suedezin për një shifër më të ulët dhe Ibrahimovic pritet që së shpejti të udhëtojë drejt Lisbonës për të nisur bisedimet me drejtuesit e Sportingut.

Ibrahimovic ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Gyokeres dhe ky i fundit preferon kalimin në San Siro para Arsenal dhe Chelsea. Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për kartonin e suedezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here