Derbi në merkato, Milan ia rrëmben Juventusit objektivin e merkatos.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Milani ashtu dhe Juventusi janë në kërkim të përforcimeve dhe ylli i Serie A do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet në merkaton e ardhshme verore.
Il Messaggero, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan është përfshirë në garë për sulmuesin e Lazios, Felipe Anderson.
Brazilianit i skadon kontrata në verë dhe është përfolur për kalimin e tij te Juventusi, por Ibrahimovic ka vendosur që të përfshihet në garë për sulmuesin 30-vjeçar.
Sipas Il Messaggero, Ibrahimovic e pëlqen profilin e Anderson dhe ka vendosur ta kontaktojë brazilianin për ta bindur që të transferohet në Milano.