Nuk ka të ndalur, Marotta transferon yllin e Serie A me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit kanë siguruar dy përforcime, por kanë gati edhe dy të tjera.

Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do t’i bashkohen Interit në verë me parametra zero, por kjo nuk është e gjitha.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, duket se edhe një lojtarë që i përfundon kontrata në verë ka përfunduar në orbitën e Marottas.

Calciomercato, shkruan se Interi është përfshirë në garë për sulmuesin e Lazios, Felipe Anderson.

Në garë për Anderson janë Milan dhe Juventus, por zikaltrit janë favorit për të siguruar shërbimet e brazilianit, pasiqë Inzaghi ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me 30-vjeçarin gjatë periudhës së tyre tek Lazio.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here