Cardinale hap thesin, Milan transferon yllin e Bayer Leverkusen për €40m

Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.

Milani vazhdon të punojë për qendërsulmuesin e së ardhmes. Oliver Giroud, ka vendosur të largohet nga Milano në verë dhe drejtuesit janë hedhur në sulm për bomberin e ri.

Sipas raportimeve të fundit, Milan është përfshirë në garë për sulmuesin e Bayer Leverkusen, Victor Boniface.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian Di Marzio, i cili raporton se Boniface ka përfunduar në shënjestrën e drejtuesve kuq e zi.

Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah Boniface, pasiqë për Zirkzee Bolonja kërkon 60 milionë euro.

Boniface ka realizuar 16 gola dhe 9 asistime këtë sezon me Aspirinat, ndërsa kartoni i tij momentalisht sipas Transfermarkt vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe kontrata i skadon në vitin 2028.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here