Një tjetër disfatë për Milanin, ylli i shumëkërkuar zgjedh Interin

Merkato e verës së ardhshme do të jetë shumë e nxehtë, me Milan-in dhe Inter-in protagoniste për shkak të parave që do të vijnë nga Champions League.

Për zikaltrit, kualifikimi tashmë është zyrtar, për kuqezinjtë mungon shumë pak.

Beppe Marotta, siç ka bërë shpesh prej disa vitesh, është vën në lëvizje shumë më herët, duke siguruar dy lojtarë si Zielinski dhe Taremi, natyrisht me kosto zero.

Megjithatë, Inter-i nuk ka ndërmend të ndalet sepse synon të ketë një skuadër shumë të fortë për të qëndruar në majat e futbollit europian.

Për këtë arsye janë të shumtë emrat në listën e zikaltërve dhe në këto orë po merr gjithnjë dhe më shumë formë ideja Alessandro Buongiorno.

Mbrojtësi i Torino-s është emri i duhur për të marrë vendin e Francesco Acerbi, por ai është prej kohësh edhe një objektiv i Milan-it, që janarin e kaluar ka provuar ta marrë.

Sipas raportimeve të fundit, Buongiorno preferon kalimin te Interi dhe tani zikaltrit duhet të arrijnë marrëveshje me Torinon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here