Në kontakt prej dy muajsh, trajneri i njohur i thotë “po” Milan-it

Trajneri i njohur i thotë po Milanit.

E ardhmja e Stefabo Pioli-t në drejtim të Milan-it ka shumë mundësi të vendoset të enjten në mbrëmje, nata kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit të çerekfinaleve të Europa League.

Nëse nuk do të arrijë të përmbysë humbjen 1-0 të pësuar në San Siro tri ditë më parë kundër Roma-s, trajneri emilian i Milan-it mund të shkarkohet në fund të sezonit, pavarësisht se ka edhe një vit në kontratë.

Por kush do të merrej në vendin e tij? Sipas “Corriere dello Sport”, një nga emrat është Julen Lopetegui.

Milan-i është takuar dy herë me trajnerin spanjoll dhe duket se bëhet fjalë për diçka serioze, pavarësisht se klubi nuk i ka bërë akoma një ofertë zyrtare trajnerit.

Kontaktet e para kanë nisur dy muaj më parë dhe Lopetegui, i cili pa ekip pas largimit nga Wolves, duke se ka dhënë miratimin e tij për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here