Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në shkallët e “San Siros”, gjatë ndeshjes që Interi barazoi kundër Kaljarit me shifrat 2-2.
Ultrasit e skuadrës zikaltër, të quajtur ndryshe “Curva Nord”, kanë kënduar në kor këngën e famshme të trajnerit të Milanit, Stefano Pioli.
Kënga “Pioli is On Fire” ka disa vite që është bërë e famshme nga milanistet, më saktë që kur Milani fitoi titullin kampion nën drejtimin e teknikut italian.
Është e paqartë përse e kanë bërë, por gjasat janë që është si një tip tallje kundër rivalëve të tyre, duke qenë se “djalli” nuk ka pasur shumë rezultate të mira këto kohët e fundit.
Interistët duket se kanë nisur thumbimet për derbin e 22 prillit, ku Interi në rast triumfi do të shpallej zyrtarisht kampion i Serisë A.
E per la prima volta anche la Curva Nord intona Pioli is on fire…#InterCagliari pic.twitter.com/3JsNsedzXC
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) April 14, 2024