Dumfries e mban Theo-n si qen me zinxhir, prokurori i FIGC nis hetimet (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Prokuroria e FIGC mori videot e banderolës së shfaqur nga lojtari i Interit, Denzel Dumfries, gjatë festës së titullit.

Anësori holandez, i cili ishte përplasur me Theo Hernandez (të dy të përjashtuar) gjatë derbit të javës së kaluar, mori dhe më pas shfaqi në autobus një pankartë të prodhuar nga tifozët e tij, me francezin si qen të lidhur me zinxhir direct. Një imazh tashmë i bërë “viral”.

Siç raporton sot “Gazzetta dello Sport”, duket qartë se tashmë prokuroria federale do të hapë një çështje.

Në vitin 2022, me rastin e festimit të titullit të Milanit, vetë Theo Hernandez, së bashku me shokët e tij të skuadrës Krunic, Maignan dhe Tonali, u dënuan me gjoba nga 4 deri në 5 mijë euro (12 mijë euro për Milanin) pikërisht për atë pankartë të diskutueshme që u shfaq.

Ndaj Dumfries pritet të aktivizohet neni 4 i Kodit të Drejtësisë Sportive, i cili i detyron anëtarët e Serie A për besnikëri, korrektësi dhe ndershmëri.

Rezultati i hetimit pritet të jetë një gjobë. E vetmja gjë që duhet kuptuar tani është se sa do të jetë shuma e gjobës, si për lojtarin holandez, ashtu edhe për klubin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here