Marrëveshja është arritur, Jorginho në verë tek gjiganti italian.
Mesfushori italian, Jorginho, ka vendosur të largohet nga Arsenali në verë pasiqë nuk bën pjesë në planet e Artetas për sezonin e ardhshëm.
Kontrata e brazilianit me “topçinjtë” skadon në fund të sezonit dhe ai do të largohet nga Emirates me kosto zero më 1 korrik.
Sipas Calciomercato, Jorginho do të rikthehet në Serie A, pasiqë ka arritur marrëveshje tashmë me Juventusin.
Jorginho, që prej vitit 2018 luan në Angli, fillimisht me Chelsea e më pas me Arsenal, ka luajtur më herët në Itali me Napoli, ndaj dhe drejtori sportiv i bardhezinjve Giuntoli e njeh mirë. Për të do të ishte një blerje e rëndësishme, për më tepër me parametra zero.
Mesfushori, kampion i Europianit të fundit me Italinë, ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në Serie A, për të qenë regjizori i mesfushës së Juventus.