Cardinale hap thesin, Milan transferon mbrojtësin e ri për €50m

Milan ka gati goditjen e madhe për repartin e mbrojtjes.

Sezoni i Milanit tashmë ka hyrë në fazën e tij më të nxehtë. Pasi ka kaluar Juventusin në renditje, tashmë objektivi konkret në kampionat është ruajtja e vendit të dytë në renditje deri në fund.

Pozicioni aktual në Serie A tashmë duket se e projekton Milanin në edicionin e ardhshëm të Champions League, një objektiv i cili gjithashtu i lejon drejtuesit e klubit milanez të fillojnë të punojnë paraprakisht se cilat do të jenë lëvizjet për verën e ardhshme.

Ka katër role prioritare për t’u forcuar në sesionin e ardhshëm të merkatos, të cilat mund të forcojnë më tej Djallin në përpjekje për të ngushtuar diferencat me Interin.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se për repartin e mbrojtjes, Milan është përfshirë në garë për qendërmbrojtësin francez, Jean-Clair Todibo.

Falë paraqitjeve të mira me Nice, Todibo është në shënjestrën e disa gjigantëve europian si Manchester United dhe Chelsea.

Rosonerët e kanë piketuar Todibon si përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes dhe janë të gatshëm ta paguajnë kartonin e francezit prej 50 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here