Milan siguron goditjen e parë për merkaton e verës.
Milan vazhdon të mendojë për merkaton, me klubin që ka si objektiv kryesor përforcimin e mbrojtjes.
Mediet italiane kanë raportuar se tashmë “kuqezinjtë” kanë arritur marrëveshje verbale me mbrojtësin spanjoll, Juan Miranda.
Miranda po luan sezonin e katërt me Betisin dhe shihet me perspektivë nga italianët.
24-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe në San Siro do të transferohet me parametra zero.
Këtë sezon Miranda numëron 28 ndeshje me Betisin dhe ka realizuar 2 gola si dhe 2 asistime.