Arrihet marrëveshja, Inter siguron goditjen e tretë për sezonin e ri

Inter siguron përforcimin e tretë për sezonin e ardhshëm.

Interi është shpallur kampion i Italisë për herë të 20 në historinë e vet. Suksese të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.

Beppe Marotta, siç ka bërë shpesh prej disa vitesh, është vën në lëvizje shumë më herët, duke siguruar dy lojtarë si Zielinski dhe Taremi, natyrisht me kosto zero.

Megjithatë, Inter-i nuk ka ndërmend të ndalet sepse synon të ketë një skuadër shumë të fortë për të qëndruar në majat e futbollit europian.

Inter ka siguruar tashmë shërbimet e Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremit për sezonin e ardhshëm, ndërsa sipas raportimeve të fundit Marotta ka gati goditjen e tretë për merkaton e verës.

Sipas Gazzetta dello Sport, Inter ka arritur marrëveshje me Paranaese për transferimin e portierit Bento.

Bento është 24-vjeç dhe i gjatë 1.90, ndërsa për kartonin e tij Inter do të paguaj rreth 20 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here